Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta, se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve, ajo u shpreh se ishte një veprim i domosdoshëm.
“Mora vendimin ta digjja vetëm unë mandatin, por u mbështeta edhe nga deputetët e LSI-së. Nuk i ndaloja dot të gjithë. Deputetët e LSI ishin agresivë dhe vendosën unanimisht të largoheshin nga Kuvendi. Ishte një veprim i domosdoshëm, pak a shumë si vetësakrifikimi i Rozafës,” - tha Kryemadhi.
Ditën e djeshme, Meta u shpreh se ai ndodhej në Gjermani dhe se gjatë bisedave me Kryemadhin, kjo e fundit e kishte gënjyer se nuk do t’i digjte mandatet. ©LAPSI.al