Flash

Pengmarrja e vajzës në Tiranë, gjyshja pa të gjithë skenën

Lapsi.al 4 October 2019
Pengmarrja e vajzës në Tiranë, gjyshja pa të gjithë

Detaje të reja mësohen nga grabitja e të miturës në rrugën “Ndre mjeda” në kryeqytet.

Pengmarrja e 13-vjeçares ndodhi në prani të së motrës më të vogël. Teksa kanë zbritur nga autobuzi i shkollës, poshtë banesës, një person i panjohur i ka vendosur një copë nën hundë dhe e ka futur me forcë në makinë.

Blutë e kryeqytetit janë njoftuar nga gjyshja e vajzave, e cila ka parë të gjithë ngjarjen nga ballkoni, pasi po i priste vajzat duke i shoqëruar me sy deri sa të futeshin në pallat.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve si dhe po kryen këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën përreth, si dhe janë shtuar patrullat e forcave speciale të cilat kanë bllokuar rrugë-daljet nga Tirana, me qëllim ndalimin e automjetit me të cilin është rrëmbyer vajza.

Në një lidhje telefonike për mediat, mamaja e vajzës u shpreh se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 herë në ditë me insulinë, duke i bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikohet jeta.

Ajo ka mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë. “Është gjendje shoku për ne. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.”-shprehet nëna e vajzës së rrëmbyer.

Të këshilluara

Tiranë, rrëmbehet një vajzë 13 vjeçare

Një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda" sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës. Tiranë/Informacion ...

18:29

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI