Flash

Basha: Askush nuk e ka ftuar Ramën në PD, flet si lac sepse...

Lapsi.al 4 October 2019
Basha: Askush nuk e ka ftuar Ramën në PD, flet si lac sepse...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha komenton refuzimin që kryeministri Edi Rama i bëri planit të opozitës për zgjidhjen e krizës. Sipas Bashës, refuzimi erdhi nga “eurforia e tij për moshapjen e negociatave”.

“Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga mos-hapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish-kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve.

Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë. I fundit doli para 2 ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë (Ramën) duke bërë kllounin para Kuvendit” – tha Basha.

“Duket që nuk njeh rekomandimet, s’i ka lexuar. E gjithë është pjesë e shfaqjes prandaj flet si “lac”. Mund të gënjejë opozitën farsë, por jo ndërkombëtarët dhe shqiptarët" - tha ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Rama se është i gatshëm të shkojë edhe në selinë e PD-së, Basha u shpreh se askush nuk e ka ftuar.

“Po kush e ka ftuar? Pse duhet të vijë? Kë po e djeg malli për të? Është përgjegjësi i krizës. Me kë do vijë? Me Tomën? Me Dakon? Me Avdylajt? Nuk mund të lajë zhulin e fajit me një foto të re me kryetarin e opozitës”, - deklaroi Lulzim Basha në një intervistë për TV Syri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, rrëmbehet një vajzë 13 vjeçare

Një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda" sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës. Tiranë/Informacion ...

18:29

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI