Flash

Video / Anglia mposht Kosovën dhe i jep fund ecurisë dyvjeçare pa humbje të Dardanëve

Lapsi.al 10 September 2019
Video / Anglia mposht Kosovën dhe i jep fund ecurisë dyvjeçare

Natë golash në Southampton mes Anglisë dhe Kosovës, plot 8. 5-3 ka përfunduar sfida mes dy kombëtareve e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Humbja e parë për Kosovën pas 15 ndeshjesh, merr fund një ecuri gati dy vjeçare.

Takimi nis me një gabim të mbrojtjes angleze, moment i shfrytëzuar më së miri nga Valon Berisha që shënon në sekondën e 50''. Pas shtatë minutash lojë anglezët vendësit barazojnë me Raheem Sterling, për të dyfishuar rezultatin me Harry Kane në të 19'-ën. Fatkeq Mërgim Vojvoda për autogolin në favor të Anglisë në minutën e 38'-të. Nuk mbaron me kaq kjo pjesë e parë shumë produktive për Tre Luanët, me Jordan Sancho që ka shënuar edhe golin e katërt në minutën e 44' dhe vetëm një minutë më pas të pestin.

Dardanët nuk dorëzohen dhe rikthehen furishëm në pjesën e dytë, me dy gola të shpejtë. Valon Berisha me golin e dytë personal mposht portierin Jordan Pickford në minutën e 49'-të, para se Vedat Muriqi të shënonte në të 55'-ën nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë gjashtë minuta më vonë. Vendasit nuk kanë mundur ta thellojnë epërsinë pasi Harry Kane nuk arriti të shënonte nga penalltia në minutën e 65'-të, i ndalur nga portieri Muric që bëri edhe disa pritje të rëndësishme në pjesën e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=268NFmpcO5g

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI