Flash

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED publikon pikët e kandidatëve

Lapsi.al 10 September 2019
Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED publikon pikët e

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët që garojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Vlerësimin e kryesone Arta Vorpsi me 89.610 pikë, e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 Pikë. Më tej, klasifikimi vijon me Elsa Toskën 85.425 pikë, Fiona Papajorgji me 88.783 pikë, Marsida Xhaferllari ,e 81.999 pikë dhe Regleta Panajoti me 80.284 Pikë.

Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Kushtetuese.  Po ashtu, do të veprohet edhe me raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe të  pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre për secilin vend vacant.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

  1. a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;
  2. b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do ti dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI