Flash

Gjyqi/ Deklarata e fortë e Tahirit: Kodhelin e informova për radarët që nuk punonin

Lapsi.al 10 September 2019
Gjyqi/ Deklarata e fortë e Tahirit: Kodhelin e informova për

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda, ku përkundër akuzave, Prokuroria dha pretencën e 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

Tahiri është shprehur se në kohën kur shërbente si ministër, kishte vënë në dijeni kolegen e tij, titullare të dikasterit të Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punonin.

“Prokuroria- citohet të ketë thënë Tahiri,- e la të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët.”

Në vijim, Tahiri është shprehur se “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Si ka mundësi që Prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit.”

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI