Flash

Detaje të reja/ Shtohet misteri i zhdukjes së kapitenit të jahtit turk në Shëngjin

Lapsi.al 9 September 2019
Detaje të reja/ Shtohet misteri i zhdukjes së kapitenit të jahtit

Sa vjen dhe shtohen edhe më shumë misteret rreth jahtit luksoz turk që u gjend i braktisur dy ditë më parë 15 milje larg Portit të Shëngjinit, por kur nuk dihet ende fati i kapitenit të mjetit lundrues.

Një nga pistat e mundshme tashmë mund të jetë që jahti është përdorur për trafik droge nga Shqipëria në Greqi dhe më andej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias.

Pistë që mbështetet edhe nga raporte të dërguara nga SHISH, që ka informuar policinë dhe prokurorinë e zonës, për një rast të mundshëm të trafikut të drogës dhe emrat e personave që mund të jenë përfshirë në këtë tentative trafiku.

Ditën e sotme drejt Lezhës ka udhëtuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ambasadës Turke në Tiranë edhe pronari i jahtit, Nedim Akyuz.

Akyuz mësohet të jetë një biznesmen i fuqishëm në fushën e tekstileve në Turqi dhe ka mbërritur në Lezhë për të tërhequr jahtin, por nuk është lejuar nga policia pasi mjeti lundrues është provë materiale.

Në dëshminë e dhënë në polici, Nedim Akyuz, tha se jahti i bllokuar është pronë e tij.

Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë në bordin e jahtit, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz. Kapiteni sipas Akyuz ka qenë në ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.

“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit”- ka rrëfyer në dëshminë e tij Nedim Akyuz.

‘Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”.

Pas kësaj bisede Nedim Akyuz thotë se ka tentuar disa herë të lidhet në telefon me kapitenin e jahtit por nuk ka mundur. Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.

Të këshilluara

Sulm me armë në Holandë, 3 të vrarë

3 persona u vranë dhe një i katërt është në gjendje të rëndë nga një sulm me armë që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytezën e Dordrecht në Holandë. Mediat ve...

20:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI