Flash

Porti i jahteve në Kepin e Rodonit, turistët kundër ndërtimeve

Lapsi.al 10 September 2019
Porti i jahteve në Kepin e Rodonit, turistët kundër

Kepi i Rodonit, një nga vendet ku dora e njeriut ka prekur shumë pak është parashikuar të jepet me koncension. Mes qetësisë dhe natyrës së mrekullueshme që ky vend ofron, edhe në këtë fillim shtatori turistët nuk mungojnë.

I shtrirë mes gjelbërimit, freskisë së detit dhe ajrit të pastër Kepi i Rodonit ofron çdo gjë për turizmin. Madje nuk mungon as historia dhe as besimi.  Kisha Shën Ndout e njohur si kisha e Skënderbeut, të ofron jo vetëm qetësinë e shpirtit, por edhe një pjesë të historisë shqiptare.

Në informacionin për vizitorët thuhet se kjo është arkitekturë romaniko gotike e shekullit të 13-të. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë rrezikon të tjetërsohet për shkak të investimeve. Kepi i Rodonit parashikon të jepet me koncension për 35 vite me qëllim ndërtimin e portit të jahteve.

Por edhe vetë turistët janë kundër një ndryshimi të tillë.

Qytetari: Më bukur se kaq nuk ka. Pa koment. Do i prishë atë bukurinë që ka. Sa më pak ndërtime të kishte aq më mirë do të ishte. 

Turisti: Ne vijmë për të 5-tën herë në Shqipëri dhe kemi vizituar shumë vende. Këtë herë po vizitojmë Kepin e Rodonit. Nuk kishim qenë ndonjëherë këtu. Shpesh herë synohen ndërtime të mëdha si hotele dhe restorante, por për pjesën më të madhe të turistëve këto nuk janë aspak të mira.

Investimet do ti humbnin veçantinë këtij plazhi. Jam kundër ndërtimeve.

Një muaj më parë ministrja e Infrastrukturës shpalli garën për ndërtimin e portit të jahteve, duke lënë afat vetëm një muaj për paraqitjen e dokumenteve. Çuditërisht materialet u kërkuan vetëm në shqip duke bërë të pamundur që në garë të përfshihen kompani ndërkombëtare./ Ora News

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI