Flash

A duhet të hetohet edhe Rama? Tahiri: Të gjithë, Prokuroria duhet të bënte hatanë...

Lapsi.al 10 September 2019
A duhet të hetohet edhe Rama? Tahiri: Të gjithë, Prokuroria duhet

Pas përfundimit të seancës gjyësore maratonë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se Prokuroria duhet të hetonte “pa kursyer askënd” në lidhje më përgjimin e Habilajve.

Në një dalje për mediat, Tahiri është shprehur se nëse përgjimi, sipas të cilit rezulton se ai në kohën që ushtronte detyrën e ministrit, kishte marrë 20 milion euro në fushatë, merret si i vërtetë, “atëherë duhej të hetoheshin të gjithë”, pa përjashtuar këtu as kryeministrin Edi Rama.

Nëse Prokuroria ka një përgjim ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, që është shifër e lartë, unë kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë, dhe dy trafikantë bisedonin jo ai merr 5 milionë euro, jo ai harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale. Unë kisha 29 ditë në detyrë. Tani nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim, që është fare banal dhe ordiner, Prokuroria duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar.

Duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, po të duash edhe këta njerëz që harxhonkan 20 milionë euro në një fushatë. Nuk duhet të kursente askënd. Por edhe Prokuroria vetë e di se ai përgjim është ordiner, është thashethemi i dy njerëzve që i vënë në gojën e Prokurorisë merr tjetër vlerë. Ai përgjim është kaq ordiner dhe banal sa shkon poshtë logjikës mesatare të 2 qytetarëve normal në këtë vend, jo më prokurorëve të Krimeve të Rënda. Nuk kam asnjë kontakt me personat e akuzuar.”- është shprehur Tahiri.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda, përkundër akuzave, Prokuroria dha pretencën e 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI