Teksa në Gjykatën e Krimeve ka nisur seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH-së, për t’ju shmangur detyrimeve, një tjetër biznesmen ka rënë në pranga.
Bëhet fjalë për Drilon Baretin, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Informaliteti”.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Bareti ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.