Presidenti Ilir Meta ka publikuar një fjalim të tij 11 vite më parë, kur ishte kryetar i LSI-së. Meta në atë fjalim flet për atentatin kushtetues të 21 prillit. Sipas Metës edhe sot ky fjalim është i vërtetë dhe aktual.
“Ne kurrë s’mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit se për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”- thote Meta gjatë atij fjalimi.