Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Hetimet për Kajmakun, PD i kërkon llogari Prokurorisë për dosjen ndaj kryebashkiakut të Vorës

Lapsi.al 7 September 2019
Hetimet për Kajmakun, PD i kërkon llogari Prokurorisë për

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, kryetarit të bashkisë së Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

PD kërkon që të vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i plotë që gjëndet në dosje, i hartuar apo administruar nga organi i prokurorisë, që nga momenti i marrjes së kërkesës lidhur me hetimin administrativ të Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto. Letra që mban datën 5 shtator është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe i është dërguar për dijeni dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe delegacionit të BE-së.

Duke iu referuar përgjigjes së Postës, Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë dyshim që shtetasi Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar për dorëzimin e gjurmëve daktiloskopike më datë 29 Gusht dhe sipas nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit, duhet të kishte përmbushur detyrimin e tij deri në datën 3 Shtator 2019.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare të mbështetur në prova mbi justifikimin e paligjshëm që i bëni aktit të refuzimit për të dorëzuar gjurmët daktiloskopike nga ana e subjektit si dhe për arsyet përse nuk është zbatuar nga organi i prokurorisë sanksioni i parashikuar nga neni 8 i ligjit nr 138/2015 në skadimin e afatit ligjor (3 shtator) sa kohë Shërbimi Postar konfirmon se shkresa i është dorëzuar subjektit më datë 29 gusht 2019.

“A i keni administruar ju provat që përmend Shërbimi Postar në deklaratën e tij zyrtare dhe që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin në datën 29 Gusht? Nëse jo, pse? Nëse po, pse nuk është aplikuar sanksioni i parashikuar në nenin 8 të ligjit?”

Letra mbyllet duke nënvizuar se "çdo shkelje e ligjit nga ana e organit të prokurorisë mbi këtë çështje, do të evidentonte edhe më shumë faktin që sot Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e shtetases Arta Marku, është shndërruar në një celulë të mbrojtjes së krimit. Ju, sipas urdhrit të Edi Ramës, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni të vërtetën, por ju kurrsesi nuk do mund të pengoni që ajo të dal qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë!"

PD thotë se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i cili është arrestuar në Greqi dhe është akoma në kërkim atje për një krim që dënohet me 10 vjet burg. PD thotë se Kajmaku e ka fshehur këtë në formularin e dekriminalizimit. Nga ana e Kajmakut mohohet që të ketë qenë i arrestuar ndonjëherë.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur pa jetë rreth mesditës së sotme në “Rrugën 5 Maji”, në Tiranë. Dyshohet se viktima është punëtor ndërtimi, i cili mund të ketë rënë n...

13:31

Arrestohen 5 kambistë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 kambistë. Përmes një njoftimi për mediat jepen detajet e këtij operacioni, i zhvilluar në kuadër të luftës kundër informalitet...

09:22

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI