Flash

Fqinjët nxjerrin detaje tronditëse nga ngjarja makabre në Librazhd: Pa nënën të mbuluar në gjak, djali i çiftit i binte murit me kokë 

Lapsi.al 7 September 2019
Fqinjët nxjerrin detaje tronditëse nga ngjarja makabre në

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Librazhd, ku 53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga pallati.

Çifti ka hipur i qetë në ashensorin e pallatit ku banonin.

Bazuar në dëshmitë e fqinjëve, djali i tyre Eduard Gjokola, 26 vjeç, kishte shkuar në banesë, pak pas orës 22:20.

Ai po qëndronte në kuzhinë duke parë televizor dhe nuk e kishte kuptuar tensionin mes prindërve.

Më pas ai dëgjon ulërimat e nënës dhe shkon me vrap në dhomë, ku sheh dhe skenën makabre.

Nëna e tij ishte mbuluar në gjak, ndërsa të dy fëmijët thërrisnin për ndihmë.

Zhurma ka bezdisur edhe fiqnjët, të cilët u përballën me skenën e rëndë dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Nga ana tjetër djali i çiftit, në gjendje të rëndë psikologjike i binte murit me kokë.

Policia erdhi pak minuta më vonë, ndërsa në dhomën e gjumit ndodhej Dauti sëbashku me djalin.

Sapo dëgjoi emrin e tij, 53-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga kati i katërt, duke gjetur vdekjen.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende mister, ndërsa nuk përjashtohet edhe xhelozia./Bw

Të këshilluara

Arrestohen 5 kambistë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 kambistë. Përmes një njoftimi për mediat jepen detajet e këtij operacioni, i zhvilluar në kuadër të luftës kundër informalitet...

09:22

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI