Flash

OSBE: Mospublikimi i dekretit të Metës që anuloi zgjedhjet, në kundërshtim me ligjin

Lapsi.al 4 September 2019
OSBE: Mospublikimi i dekretit të Metës që anuloi zgjedhjet,

Në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR theksohet situata e renduar politike përpara 30 qershorit. Aty flitet se si Presidenti i vendit anuloi datën e zgjedhjeve, por ky dekret nuk u publikua në Fletoren Zyrtare nga qeveria.

“Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji” - thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.

“PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve. Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit” - shkruan OSBE-ODIHR.

“Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Shumë aktorë të interesuar vendase dhe partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri bënë thirrje për dialog për të zgjidhur krizën politike, por partitë politike treguan në përgjithësi pak vullnet për t’u angazhuar në një bashkëpunim konstruktiv.

Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”- thotë OSBE – ODIHR në raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI