Flash

Posta nxjerr blof Prokurorinë: Kajmakut ia dorëzuam kërkesën për shenjat e gishtave në bashki

Lapsi.al 4 September 2019
Posta nxjerr blof Prokurorinë: Kajmakut ia dorëzuam kërkesën

Prokuroria e Përgjithshme dha detaje për verifikimet që po kryen për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i akuzuar nga PD për trafik në Greqi. Ndër të tjera organi i akuzës shprehej se hetimet mbi të nuk po vonohen, por se ka pasur një ngatërresë nga ana e postës në dorëzimin e kërkesës për marrjen e shenjave të gishtërinjve. Por ky institucion e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Posta Shqiptare në një reagim zyrtar nxjerr blof prokurorinë duke sqaruar se kërkesa e saj i është dorëzuar Kajmakut.

“Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë” - shkruan Posta Shqiptare në reagimin e saj.

Më herët prokuroria e përgjithshme tha se posta nishte ngatërruar adresë dhe gjurmët e gishtave u morën nga kompania ALEAT.

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën. Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT”, – thuhej në deklaratën e prokurorisë.

Agim Kajmaku akuzohet nga opozita se është arrestuar në vitin 2003 për shpërndarje të parave false në Greqi. PD ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.

Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku dhe se ky i fundit nuk e ka përcjellë këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, çka automatikisht do ta përjashtonte nga gara për të qenë kryebashkiak.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI