Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Stuhi mbi Manchester City për njohjen vizuale të tifozëve: kundër dalin shoqatat e të drejtave të njeriut

Lapsi.al 19 August 2019
Stuhi mbi Manchester City për njohjen vizuale të tifozëve:

Nuk i pëlqen askujt idea e Manchester City për të aplikuar njohjen e fytyrës në vend të biletave, për të evituar radhët e gjata në hyrje të stadiumeve. Lajmin se kampionët e Premier League po e merrnin në konsideratë teknologjinë kontroverse (i përdorur në fakt në Mbretërinë e Bashkuar, jo pa polemika) e ka dhënë Sunday Times, por edhe pse një zyrtar i klubit ka shpejtuar ta mohojë për The Guardian projektin-pilot, duke e përcaktuar “prematurë”, shumë shoqata për mbrojtjen e të drejtave civile janë pozicionuar hapur kundër idesë. “Kjo është një lëvizje e nxituar e Manchester City - shpjegoi Hannah Couchman, përgjegjëse e organizimit për të drejtat e njeriut e 'Liberty' gjithnjë për Guardian - sepse i vendos tifozët në një skanim ndërhyrës, e njëjtë me shenjat e gishtërinjve, në mënyrë që ata të mund të shikojnë lojërat, duke lejuar një kompani private të mbledhë dhe të ndajë informacione personale shumë të ndjeshme. Prandaj klubi duhet të rishqyrtojë urgjentisht përfshirjen e tij në normalizimin e këtij mjeti të mbikëqyrjes masive ".

Kompania private për të cilën po flasim është amerikania Blink Identity, e cila, si shpjegon në faqen e saj zyrtare, është në gjendje të identifikojë njerëzit që ecin me shpejtësi normale. Kjo do të thotë që tifozët që hyjnë në Etihad (pasi regjistrojnë një selfie nga smartphone i tyre) nuk do të duhet të ngadalësohen për të treguar biletën ose për të kaluar kontrollet: duke ecur përgjatë një korsie të vecantë, ata në fakt do t'i nënshtrohen njohjes së fytyrës dhe nëse kanë në të vërtetë një biletë, do të ndizet një dritë jeshile; përndryshe drita do të jetë e verdhë. "Duke pasur parasysh që tifozët do të duhet të kërkohen para se të hyjnë në ndonjë stadium dhe se kjo teknologji është dukshëm vetëm pak më e shpejtë se lexuesit elektronikë, është e vështirë ta konsideroni atë si një përmirësim të vërtetë të sistemit aktual - komentoi Amanda Jacks e Shoqatës së Mbështetësve të Futbollit , një organizatë që përfaqëson tifozët e futbollit nga Mbretëria e Bashkuar - dhe me sa dimë, nuk ka udhëzues zyrtar nga Premier League ose nga Autoriteti i Sigurisë së objekteve sportive për përdorimin e kësaj teknologjie ".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI