Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Boks/ Wilder-Fury II, fikson datën: "Këtë herë do ta kap me shkelma b....."

Lapsi.al 8 July 2019
Boks/ Wilder-Fury II, fikson datën: "Këtë herë do ta

Tani është zyrtare: rematch mes Tyson Fury e Deontay Wilder do të bëhet në 22 shkurt 2020, si e ka deklaruar vetë Fury gjatë një takimi me tifozët e tij. Skena ku dy peshat e rënda do të sfidohen, mbetet ende për tu përcaktuar. Ajo që është e sigurtë është se nuk do të mungojë spektakli: Fury-Wilder 2, në fakt, ishte një nga ndeshjet më të pritura pas barazimit të parë në kapitullin e rivalitetit në dhjetor 2018.

Nuk është një sekret që Tyson Fury pëlqen të befasojë. Për këtë arsye zgjodhi momentin më të pamenduar për lajmërimin e madh: “Dua të njoftoj se rematch me Wilder është konfirmuar dhe fiksuar për në 22 shkurt” ka thënë anglezi, që nuk ka humbur kohë ta nisë sfidën që tani: “Këtë herë do të hedh në tapet”. Kondicioni i tij fizik duket shumë më ndryshe nga sfida e parë me Wilder në 12 dhjetor, ashtu si e konfirmon vetë Fury: “Këtë herë nuk vij nga 3 vjet inaktivitet, në të cilat kam abuzuar me alkoolin. Këtë herë do ta marrë me shkelma b....”. Objektivi i 30 vjecarit është të kthehet tek statusi i 2015, kur arriti të mposhtë Wladimir Klitschko e të bëhej kampioni i WBA, WBO e IBF.

Tani pritet replika e Wilder, që mban ende titullin e WBC e që sigurisht nuk do të qendrojë në heshtje pas sulmeve të rivalit. Ndeshja e parë ishte spektakolare: barazimi final e la brezin në duart e Deontay, por mënyra si Fury u ndesh dhe iu përgjigj dy 2 KD të pësuar, duke kaluar diferencën fizike që dukej se ndante dy boksierët (të dy ende të pathyer), ka rritur ndjeshëm entuziazmin. Wilder, para se të merret me Fury, duhet të fshijë nga orbita konkurencën e Luis Ortiz, në një tjetër rematch në program në 28 shtator.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI