Flash

Daçiç: Qëndrimi i BE nuk ka treguar se Kosova është e pavarur

Lapsi.al 6 July 2019
Daçiç: Qëndrimi i BE nuk ka treguar se Kosova është

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Europian nuk ka treguar asnjëherë se Kosova është e pavarur.

Ai këto komente i bëri kundër deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili tha se pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shefi i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, ministri i Jashtëm aktual spanjoll, Josep Borrell duhet të veprojë në përputhje me politikat e BE-së.

Daçiç me nervozizëm iu drejtua në panel kryeministrit bullgar, Bojko Borisovit duke e kundërshtuar atë për deklaratën e këtij të fundit për Kosovën.

‘Bojko, më lejoni të ju them diçka, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Ju Bojko, duhet të respektoni qëndrimin e BE-së dhe mos mbani mësim për shefin e dipolmacisë së BE, Borrellin. Çfarë do të thotë kjo mospërfillje, çfarë ju duket?’, deklaroi në panel Daçiç.

Të këshilluara

Flakë në godinën e Bashkisë së Durrësit

Përfshihet nga flakët Godina e Bashkisë së Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentac...

20:15

Protestë kundër ndërtimit të HEC-eve

Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Protestuesit m...

17:40

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI