Flash

30 qershori/ "Le të ketë vëllavrasje", ish-kreu i PD në Elbasan shoqërohet në Polici (VIDEO)

Lapsi.al 25 June 2019
30 qershori/ "Le të ketë vëllavrasje", ish-kreu i PD

Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, lidhur me deklaratën e bërë ditën e djeshme në mbledhjen e “Aleancës qytetare”.

Gjatë mbledhjes, Bylykbashi është shprehur mbi mundësinë e shpërthimit të një konflikti civil, si pasojë e klimës tejet konfliktuale politike me afrimin e zgjedhjeve të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. “Domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojme zgjedhje në 30 Qershor!”- citohet të ketë thënë ish-kreu i PD-së në Elbasan.

Më tej në ligjëratë, Bylykbashi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të bashkohen për t’i bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk aksioni i tyre nuk ka kthim pas. Ne duhet tëë jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”- ka thënë mes të tjerash ish-deputeti, i cili po merret në pyetje nga Policia.

Pjesë nga fjala e Aurel Bylykbashit:

Nga ana tjetër është data 30. Ka shumë zëra që parashikojnë Kasandrën, domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje!...Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajnë më mbrapa, kishin të drejtë këta apo kishin të drejtë ata. Ne do të merremi me ngjarjen.

 

https://www.facebook.com/141090122743377/videos/801774473541520/?v=801774473541520

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Vlorë/ Burri vret gruan me levë hekuri

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Krimin e ka kryer shtetasi Lavdosh Sulo, 56-vjeç, ndërsa pa jetë ka mbetur Laureta Sulo, 4...

13:45

Luigi Soreca shkon në zyrën e Bashës

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha menjëherë pas të ngarkuarës të ambasadës së SHBA. Takimi me kreun e PD, vjen...

12:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI