Flash

Dukej i shëruar, por ndodhi tragjedia: Inter qan Maicol Lentini, talentin e sektorit të të rinjve

Lapsi.al 20 May 2019
Dukej i shëruar, por ndodhi tragjedia: Inter qan Maicol Lentini, talentin e

"FC Internazionale Milano merr pjesë në dhimbjen për humbjen e të riut Maicol Lentini. Pronarët, drejtuesit, Sektori i të Rinjve zikaltër, në të cilën Maicol ka qenë pjesë, skuadra e tifozët, i janë pranë familjes së tij në këto ditë me dhimbje të madhe". Me këtë komunikatë ngushëllimi Inter ka lajmëruar vdekjen e talentit premtues të sektorit të të rinjve zikaltër. Në 2017, 15 vjecari kishte braktisur aktivitetin si pasojë e një sëmundje dhe historia e tij kishte mallëngjyer botën e futbollit.

Maicolit ultràsit zikaltër i kishin dedikuar një banderolë në San Siro (Maicol Lentini, shumë urime kampion. 'Nord' është me ty) e ish-kapiteni Mauro Icardi kishte vendosur një shirit në krah në nderim të tij me shkrimin (Urime Maicol, mos u dorëzo). Homazhe të ndjera, për të treguar afërsinë e ambjentit zikaltër për të riun e për ta ndihmuar të mos dorëzohej. Fatkeqësisht kur dukej se situata po jepte sinjale pozitive, 15 vjecari është ndjerë keq papritur dhe nuk mund të bëhej më asgjë për të.

Menjëherë edhe ultras Curva Nord kanë shprehur afërsinë me familjen në këtë moment të dhimbshëm, përmes një mesazhi ngushëllimi emocionues. "Curva Nord i qendron pranë familjes së Maicol - shkruhet në tekst -. I shprehëm mbështetjen tonë kur një sëmundje e pashpjegueshme e largoi nga sektori i të rinjve të Inter. Ishim ndjerë mirë nga lajmi se dukej gati plotësisht i rikuperuar, edhe pse duhet të qendronte larg Inter, e për këtë sot shprehim akoma më me forcë afërsinë tonë me familjarët dhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij. Ciao Maicol".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI