Flash

Berluskoni ironik: “Gattuso i zoti? Më bëni pyetje tjetër". Pickimi për Leonardon edhe më i fortë...

Lapsi.al 20 May 2019
Berluskoni ironik: “Gattuso i zoti? Më bëni pyetje

Silvio Berlusconi mund të mos jetë më presidenti i Milan, por mendjen në kampin kuqezi e ka gjithnjë, sidomos kur punët nuk shkojnë edhe aq mirë. Ish-numri 1 ka për të gjithë, nga tekniku Gattuso tek Drejtori Sportiv Leonardo, por për teknikun është ironik, ndërsa për brazilianin aludues: “Nëse jam dakord me Gattuso që ka thënë se është i zoti? Hm... pyetja rezervë?"

Nuk mund të shkonte pa një pickim braziliani, që me gjithë lëvizjet në merkato, nuk duket të ketë garantuar një skuadër me baza solide: “Merkato e tij? Duke e ditur që ka shpenzuar më shumë se sa 400 milion mes pronësisë kineze dhe asaj aktuale, Milani që zbret në fushë nuk shpreh këtë vlerë” shprehet Berlusconi.

Në fund edhe një variant taktik për Milan, ashtu si në fund të fundit, Berlusconi e ka patur gjithnjë, kur vinte puna për rreshtimin e kuqezinjve: "Milan ka arritur të më bëjë presidentin e klubit futbollistik që ka fituar më shumë në historinë e futbollit botëror, që do të thotë me dy sulmues, me një trekuartist pas shpinës së dy sulmuesve. Mes dy sulmuesve do të vendosja Suson që është lojtari me cilësinë më të madhe tek Milani dhe që sot luan shumë i tërhequr në gjysmëfushën tonë. Jam i bindur që kjo do të ishte themelore”.

E ndërkohë, Liga e Futbollit, me një komunikatë zyrtare publikuar pikërisht në faqen e saj zyrtare të internetit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e javës së 38-të dhe të javës së fundit të kampionatit të Serisë A, 2018-2019. Milan, i impenjuar në luftën për kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Champions League, do ta zhvillojë ndeshjen e saj të fundit sezonale me Spal të dielën e 26 majit në ora 20:30 dhe në të njëjtën kohë me Atalantan, Interin dhe Romën, rivalët e saj direkt.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI