Flash

Video/ Arbitri humb jetën gjatë ndeshjes, në lartësinë më të madhe në botë

Lapsi.al 20 May 2019
Video/ Arbitri humb jetën gjatë ndeshjes, në lartësinë
Një tragjedi e vërtetë trondit botën e futbollit bolivian. Víctor Hugo Hurtado, arbitri 32 vjecar, ka humbur jetën për shkak të një ataku të dyfishtë kardiorespirator, gjatë ndeshjes mes Always Ready e Oriente Petrolero (divizioni i parë) që po diskutohej në Estadio Municipal Villa Ingenio në La Paz, stadiumi më i lartë në botë, ndërtuar në 4.150 metra mbi nivelin e detit. Në fillim të pjesës së dytë arbitri është rrëzuar përtokë papritur e pavarësisht tentativave të rianimimit të bërë nga mjekët nuk mundi të shpëtonte: Hurtado u transportua menjëherë në spital, por kur arriti kishte vdekur. Ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me rezultatin 5-0 për Always Ready.

Të këshilluara

Video/ Mertens fundos Interin

Napoli ka shënuar edhe golin e dytë në San Paolo në sfidën kundër Inter. Zikaltrit nuk kanë mundur të qendrojnë në lojë dhe në minutën e 61 kanë pësuar edhe gol...

21:54

Video/ Napoli në avantazh me Zielinskin

Napoli merr avantazhin përballë Inter, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ambicjet e zikaltërve për Champions. Zielinski ka shënuar golin e parë në minutën...

21:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI