Flash

Video/ Napoli turpëron Inter: Champions bëhet dramatike për zikaltrit

Lapsi.al 19 May 2019
Video/ Napoli turpëron Inter: Champions bëhet dramatike për

Napoli e ka mbyllur më shumë se bukur kampionatin në San Paolo, duke shkatërruar 4-1 një Inter zhgënjyes e që ka vënë në rrezik pozicionimin në zonën Champions. Skuadra e Ancelotti tregoi më shumë dëshirë, grintë, e vendosmëri. Fizikisht e mentalisht, në anën tjetër, të besuarit e Spalletti janë rrëzuar keq dhe duhet të shtrëngojnë radhët për të evituar dështimin (në rast të mungesës së fitores me Empoli, mund të kalohet nga Milan).

Napoli bëri presing lart për të evituar që Perisic e Politano të niseshin në shpejtësi, por avantazhi erdhi pas një gabimi në pasim të Asamoah në të 16’, finalizuar më pas nga Zielinski, që mposhti për herë të parë portierin më të mirë të sezonit. Inter vuajti goditjen dhe pavarësisht se Spalletti vendosi se ishte koha për Icardi, nuk arriti të ngrinte nivelin e lojës, por pësoi të dytin nga Mertens në të 61’, përpara se Ruiz të shënonte dy herë në shtatë minuta, duke kompletuar pokerin. Vetëm një penallti në fundin e lojës i dha shansin Icardi të fiksonte rezultatin në 4-1. Një gol që nuk e ngriti Inter, për të cilin 90 minutat e fundit rrezikojnë të bëhen dramatike.

Atalanta ndërkohë shkon një hap larg kualifikimit historik në Champions. Jo vetëm kaq, sepse për momentin është ende e treta në klasifikim, pas barazimit 1-1 në transfertë me Juventus. Kryevepra e Gasperini rezistoi edhe ndaj kampionëve të rinj, në një mbrëmje feste e lotësh në shtëpinë bardhezi. U festua titulli, u përshëndetën Max Allegri e Andrea Barzagli. Juventus e nisi mirë, por Cristiano Ronaldo humbi një nga rastet më të thjeshta që në minutën e parë. Atalanta nuk është se kishte ardhur për turizëm dhe Szczesny u vu në vështirësi nga Freuler, ndërsa Hateboer gjeti traversën nga fare pranë. Bergamaskët dominojnë me raste dhe Zapata shkoi pranë golit, ndërsa Ilicic e shënoi. Në minutën e 33' në zhvillimet e një goditje këndi Ilicic nuk gaboi, duke e detyruar Allegri të provojë gjithcka, në fillim me Bernardeschi e pastaj me Mandzukic. E pikërisht kroati në të 80' shënoi golin e barazimit në krosimin e Cuadrado. Atalanta duhet të bëjë një sforco të fundit kundër Sassuolo, për të mos lejuar rikuperimin e Milan, që duhet tia dalë në transfertë me Spal.

Të këshilluara

Video/ Mertens fundos Interin

Napoli ka shënuar edhe golin e dytë në San Paolo në sfidën kundër Inter. Zikaltrit nuk kanë mundur të qendrojnë në lojë dhe në minutën e 61 kanë pësuar edhe gol...

21:54

Video/ Napoli në avantazh me Zielinskin

Napoli merr avantazhin përballë Inter, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ambicjet e zikaltërve për Champions. Zielinski ka shënuar golin e parë në minutën...

21:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI