Flash

Napoli hap dyert për De Rossi, por jo Icardi. De Laurentiis tregon ku do të shkojë Allegri

Lapsi.al 19 May 2019
Napoli hap dyert për De Rossi, por jo Icardi. De Laurentiis tregon ku do

"De Rossi do ta merrja menjëherë. Edhe me probleme fizike e anagrafike është një sportist i vërtetë". Kështu, presidenti i Napoli De Laurentiis ka shprehur konsideratën e tij për kapitenin e Romës. "Jam i sigurtë se do të jetë përsëri një fitues, duke gjetur skuadrën e tij të re - ka thënë ADL në përfundim të Race for the Cure, në Romë - "Icardi? E doja para tre vjetësh, kur e kontaktova, sot kemi Milik që është një sulmues i madh".

Mbi sezonin e Napolit presidenti mundohet ta shohë gotën gjysëm plot: "Besoj se nuk mund të ketë zhgënjim për një shoqëri që është në Europë prej 10 vjetësh". De Laurentiis nuk është nga ata që nuk përzihet me punën e të tjerëve, sidomos kur të tjerët janë Juventus: "Problemi është se pas pesë vjetësh është e vështirë të motivosh përsëri lojtarët e publikun. Agnelli ka qenë i pakapshëm në diskutimin e tij. Për të ecur para duhet rinovim. Besoj se Allegri do të shkojë tek Bayern ose Psg. Mendoj se Bayern është vendi i duhur për një trajner si ai, e ku ndoshta mund të kërkojë të fitojë Champions League aq të dëshiruar".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI