Flash

“51 milionë euro për t’u larguar, ose luaj golf”: Bale kërcënon Real Madrid

Lapsi.al 20 May 2019
“51 milionë euro për t’u larguar, ose luaj golf”:

Mes Gareth Bale e Real Madrid divorci është lajmëruar prej kohësh, por lamtumira e uellsianit nga Casa Blanca rrezikon të bëhet një telenovelë. Seria e fundit e përplasjes është vënë në skenë pas ndeshjes së humbur nga merengues kundër Betis Sevilla, pas një tjetër sfidë të kaluar në pankinë për Bale, të cilit përsëri Zidane Nuk i rezervoi asnjë minutë ("Nuk do ta fusja në lojë edhe sikur të kasha katër zëvendësime” deklaroi tekniku në konferencë për shtyp).

Në përfundim të takimit, uellsiani, i fërshëllyer shpesh nga Bernabeu gjatë vitit, pavarësisht se është shënuesi i dytë më i mirë sezonal i Real, nuk shkoi të përshëndeste tifozët bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, por u fut me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.

E pikërisht brenda dhomave të zhveshjes Bale ka shfryrë inatin tek disa shokë të skuadrës, sipas asaj që tregon Radio Estadio, duke thënë: "Kam ende 3 vjet kontratë. Nëse duan që të iki duhet të më paguajnë 17 milionë në vit. Përndryshe qendroj këtu, edhe po të luaj vetëm golf".

Për momentin kontrata e tij me merengues është në skadencë në qershor 2022, por nëse do të ndryshojë ambjent, hipoteza më e mundshme është rikthimi në Premier League, me Tottenham e Manchester United që mund të bëjnë një tentativë. Uellsiani ndiqet edhe nga Inter, por vështirë se zikaltrit investojnë në një lojtar 30 vjecar me një pagesë që kalon me shumë, 10 milionë euro në vit.

Të këshilluara

Video/ Mertens fundos Interin

Napoli ka shënuar edhe golin e dytë në San Paolo në sfidën kundër Inter. Zikaltrit nuk kanë mundur të qendrojnë në lojë dhe në minutën e 61 kanë pësuar edhe gol...

21:54

Video/ Napoli në avantazh me Zielinskin

Napoli merr avantazhin përballë Inter, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ambicjet e zikaltërve për Champions. Zielinski ka shënuar golin e parë në minutën...

21:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI