Flash

KLP mbyll garën, 4 kandidaturat që do të garojnë për kreun e Prokurorisë

Lapsi.al 3 May 2019
KLP mbyll garën, 4 kandidaturat që do të garojnë për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shpalli dje zyrtarisht të mbyllur garën për regjistrimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku, magjistrati Olsian Çelaj, prokurorja Fatjona Memçaj dhe avokati Lulzim Alushajn, do të kalojnë në filtrin e vlerësimit paraprak të Këshillit, për t'iu nënshtruar më pas në përcaktimin e listës përfundimtare që i paraprin nisjes së seancave dëgjimore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm më datë 19 mars, bashkëshoqëruar me miratimin e rregullores mbi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Në një hark kohor prej 45 ditësh, Këshilli do të bëjë  vlerësimin e kandidatëve referuar  kritereve të paracaktuara dhe më pas procedohet me mbajtjen e një seance dëgjimore me secilin prej tyre.

Kushtetuta përcakton se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave, në mesin e tri kandidaturave që KLP-ja i dërgon legjislativit. Nëse parlamenti vonon përtej 30 ditëve miratimin e njërës prej kandidaturave, prokurori i renditur nga Këshilli i pari në listë emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

I pari në radhë që depozitoi pranë KLP-së kandidaturën për Kryeprokuror ka qenë Çelaj, i cili ka shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 1999. Më tëj, u paraqit kandidatura e prokurores Memçaj, që në cilësinë e prokurores së Apelit në Tiranë, kaloi me sukses një vit më parë procesin e vlerësimit që parashikohet nga vetting-u.

Pas prokurores së Apelit, kandidati që depozitoi emrin në Këshilli, ishte avokati Lulzim Alushaj, i cili gëzon titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” të marrë në Itali, ku edhe ka kryer studimet e ciklit master dhe ato doktorale në fushën e shkencave juridike. Avokati aktualisht është i angazhuar aktivisht në seminaret shkencore të disiplinës së drejtësisë.

E fundit që iu bashkua garës ishte Kryeprokurorja Marku, e cila ka mbaruar studimet e larta dhe Magjistraturën në Universitetin e Tiranës. Pas një periudhe 2-vjeçari stazhi në Prokurorinë e Fierit, Marku do të ushtronte për 15 vjet detyrën e prokurores në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kryeprokurorja ka shërbyer në vijim për afro 7 vjet si drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, po ashtu dhe si zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI