Flash

Patozi: Nuk jam kryetar i “Bindjes” dhe nuk kam lidhje me Ramën

Lapsi.al 2 May 2019
Patozi: Nuk jam kryetar i “Bindjes” dhe nuk kam lidhje me Ramën

Koordinatori i Partisë së re “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi foli për krijimin e kësaj force në emisionin “Të paekspozuarit”. Ai hodhi poshtë aludimet se u ndihmua nga kryeministri Edi Rama

“Jam koordinator i bordit të përkohshëm të Partisë “Bindja Demokratike”. Do të më quash “president” më quaj unë s’të ndaloj, por këtë mandat kam. E kam bërë për shkak të ligjit në KQZ. Po e zëmë kryetar i përkohshëm, për sa kohë nuk ka zgjedhje, për shkak të ligjit” – tha Patozi.

Mbi akuzat se u ndihmua nga Rama, Patozi tha se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Kjo është gjëja e parë që është thënë nga një pjesë e opozitës. Njerëz që mendojnë si ata mund të ketë plotë. Zyrtarisht kanë folur ata. Nuk i ndaloj dot të kenë këtë lloj qasje për partinë tonë. Unë s’do merresha fare me çfarë thonë ata. Unë për publikun kam detyrim t’u them, BD është një forcë që ka kjo shoqëri për të dalë nga një sistem i mbyllur.

Jemi kundër të dy palëve. Nuk jemi dakord që zgjidhja Shqipërisë mund t’i vijë nga ikja nga beteja e as nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës që e ka trajtuar këtë vend sikur tak ishte plaçkën e lënë nga babai. Janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin por nganjëherë bëjnë edhe pazar të pistë. Kemi dalë të luftojmë këto modele" - tha Patozi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI