Flash

Basha: 30 qershori nuk do të gdhijë, zgjedhje pa opozitën s'do të ketë

Lapsi.al 2 May 2019
Basha: 30 qershori nuk do të gdhijë, zgjedhje pa opozitën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar Bashkimit Europian që të mos rikthejë vizat për shqiptarët, por t'i vendosë vizën kryeministrit Edi Rama. Basha theksoi gjithashtu se zgjedhje pa opozitën në 30 qershor nuk do të ketë. Deklaratat ai i bëri gjatë protestës në Elbasan. Më poshtë pjesë nga fjala e tij.

Unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht për një rrotacion por mbi të gjitha për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë në Shqipëri. Pa votë të lirë, pa zgjehdje të lira, nuk mund ti japim fund mjerimit, nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për një njerëzot, pa një parlament dhe qeveri legjitme, është e pamundur të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme. Do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm bizat, futëm vendin në Nato, por sot me këto standarde nuk mund të bëhemi pjesë e sotme e Evropës I them Evropës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do ti kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon. Beteja vazhdon, me 30 qershor ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opoziutën huk do të ketë. Kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershor dhe këta nuk do t'i kapin bashkitë.”, tha Basha

Të këshilluara

Protesta, opozita bllokon Elbasanin (VIDEO)

Opozita ka nisur protestën në të gjithë qarqet e vendit duke bllokuar disa prej akseve kryesore. Eshtë parashikuar që bllokimi të zgjasë rreth 2 orë. Vetë kryet...

18:36

Protesta në Korçë/ Policia blindon qytetin

Mbi 120 forca të Policisë së Rendit dhe asaj Kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës së bashkuar, e cila ka filluar   në këto momente. ...

18:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI