Flash

Kryemadhi: Rama bëri gjenocid ndaj rinisë shqiptare, protestojmë kundër qeverisjes së kriminalizuar

Lapsi.al 2 May 2019
Kryemadhi: Rama bëri gjenocid ndaj rinisë shqiptare, protestojmë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga Durrësi ku është vendosur për të protestuar e konsideroi kryeministrin Rama një hajdut patologjik. Ajo akuzoi Ramën se ka bërë gjenocid mbi rininë shqiptare, pasi ka ikje masive të moshave të reja.

“Rama ka bërë gjenocid ndaj rinisë shqiptare, duke i lënë pa punë dhe i ka degdisur nëpër rrugët e Europës. Ikin se këtu nuk ka më shpresë dhe ky është turp për vendin tonë, turp që e ka vulosur vetë Rama. Sot nga Durrësi dhe mbarë Shqipëria është në protestë kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Protestohet sot dhe do të vijojë edhe më tej, për shkak të gjendjes së rëndë në vend. Kjo qeverisje, siç e kemi faktuar, është në një gjendje të rëndë.”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se Rama rrethohet nga njerëz të inkriminuar dhe se duhet të ikë sa më shpejt. Ajo shtoi se edhe në debatin me Ramush Haradinajn, Rama po tregon dyfytyrësi. Sipas saj, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë është largimi i Ramës nga qeveria.

E pyetur nëse opozita ka frikë për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, Kryemadhi tha se i pari që duhet të ketë frikë është Rama, për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deformimin e zgjedhjeve.

Të këshilluara

Protesta, opozita bllokon Elbasanin (VIDEO)

Opozita ka nisur protestën në të gjithë qarqet e vendit duke bllokuar disa prej akseve kryesore. Eshtë parashikuar që bllokimi të zgjasë rreth 2 orë. Vetë kryet...

18:36

Protesta në Korçë/ Policia blindon qytetin

Mbi 120 forca të Policisë së Rendit dhe asaj Kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës së bashkuar, e cila ka filluar   në këto momente. ...

18:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI