Flash

Lubonja: E paqartë, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore

Lapsi.al 2 May 2019
Lubonja: E paqartë, platforma e opozitës për qeverinë

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka komentuar platformën e paraqitur nga opozita, për detyrat e qeverisë tranzitore. Lubonja tha se kjo platformë është e paqartë dhe parashikon akte për të cilat duhet pushtet i madh, gjë që e bën të pabesueshme.

Lubonja u shpreh gjithashtu se opozita e sheh qeverinë tranzitore si një instrument për të ardhur në pushtet dhe jo si një instrument të cilit i duhet dhënë pushtet, për të zgjidhur problemet.

“Pushteti i kësaj qeverie tranzitore. Kush do t’ja japë pushtetin kësaj qeverie? Si do zgjidhet kjo qeveri, e keni menduar ju?

Nëse do bësh një projekt, do ti thuash popullit, si do zgjidhet kjo qeveri. Ku e shoh problemin? Kontradikta e parë. Thuhet goditje me tolerancë zero për strukturat kriminale që blejnë vota. Kjo do të thotë, një pushtet i madh shumë, që ti të godasësh me tolerancë zero këto struktura.

Po prit zotëri, se goditjen e bën drejtësia dhe drejtësinë e ke të kapur. Kjo qeveria tranzitore, ose është revolucionare që e merr pushtetin me dhunë dhe dënon në emër të popullit, ose nëse ndërtojmë demokraci, kjo qeveri duhet menduar si do të jetë e paanshme.

Kësaj qeverie i duhet dhënë kohë, nuk bëhet dot kaq shpejt. Kontradikta është se ju e doni këtë qeveri si instrument për të ardhur në pushtet, por nuk doni t’i jepni pushtet kësaj qeverie.

Ideja është të hiqet partitokracia në Shqipëri. Ajo që ndjej unë këtu, është që kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme. Duket sikur thoni, ta marr njëherë unë pushtetin pastaj shohim. Me këtë dokument, nuk më bind” – tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI