Flash

“Jemi familjarë, presim të paguhemi”: Ky është apeli i Mustës për drejtuesit e Flamurtarit

Lapsi.al 3 May 2019
“Jemi familjarë, presim të paguhemi”: Ky është

Flamurtari nuk heq dorë nga Europa, por gjithashtu ka vëmendjen edhe në pagat e munguara, që duket se e kanë komplikuar më shumë se gjithcka sezonin e kuqezinjve. Musta ka folur me elegancën e treguar në fushë, por fjalët e thëna janë tregues për drejtuesit, se lojtarët janë në pritje…

“Me shpresën se gjithcka do të zgjidhet kemi ardhur deri këti – tha Emiljano Musta në konferencën për shtyp -. Jemi drejt fundit, kemi dhënë dhe do të japim maksimumin në fushë, por besojmë se edhe drejtuesit do ta zgjidhin këtë cështje. Jemi familjarë dhe nuk është noramle të bëhen kaq kohë pa u paguar”

Pozicionimi në zonën europiane për sezonin e ardhshëm është komplikuar shumë për Flamurtarin, sidomos pas humbjes në Korcë me Skënderbeun, ndaj dhe kuqezinjtë nuk duan të bëjnë një tjetër gabim. Problemi i vetëm është se në Vlorë mbërrin Partizani kryesues, një kundërshtar që vetëm i lehtë nuk është, për më tepër që ka nevojë të fitojë për të stabilizuar diferencën prej 10 pikësh me Kukësin. “Duke vlerësuar Partizanin, një pikë edhe mund të jetë mjaftueshëm, por duhet parë si do shkojë ndeshja për të thënë se me cfare rezultati do të kënaqet Flamurtari. Përpara takimit, të jemi të qartë, objektivi mbetet vetëm fitorja” përfundoi mesfushori.

Herën e fundit që dy skuadrat u ndeshën, në Selman Stërmasi, incidenti i agresionit ndaj zyrtarit të klubit vlonjat shënjoi ndeshjen, bashkë me episodin e dënimit të pakuptimtë me kartonin e kuq për Ribajn. Natyrisht autori i golit të Flamurtarit në atë ndeshje kërkon ta lërë pas atë episode, duke i kujtuar edhe tifozëve të ruajnë qetësinë. “Gjithcka ndodhi atë ndeshje, duhet të mbetet aty dhe të mos përsëritet sërish historia – deklaroi Andi Ribaj, duke iu kthyer ngjarjeve të ndeshjes në kryeqytet -. Tifozët e Flamurtarit duhet të tregohen të qetë, për të mos dënuar më pas ekipin. Unë u dënova pa bërë asgjë, por duhet të tregojmë tjetër gjë në këtë ndeshje”.

Flamurtari-Partizani do të luhet të shtunën në orën 15. Me 48 pikë, vlonjatëve i duhet një fitore kudnër të kuqve, për tu ruajtur nga presioni i treshes që e ndjek, ku ngjeshja e pikëve mundëson cdo skenar në javët e mbetura të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI