Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në Luarz të Velipojës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si dhe ato të FNSH-së. Deri tani nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Mësohet se policia ka rrethuar të gjithë zonën. Dyshohet se ka patur një përplasje me armë mes disa personash. Duke iu referuar gëzhojave të gjetura në vendngjarje, mendohet se personat e përfshirë në konflikt kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov.