Flash

FOTO/ Kapet në Itali gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga 2 skafistët shqiptarë

Lapsi.al 26 April 2019
FOTO/ Kapet në Itali gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga 2

Një superoperacion i kryer nga Guardia di Finanza në brigjet përtej Adriatikut ka çuar në pranga 2 skafistë shqiptarë që në bordin e një gomoneje kishin 1 ton e gjysmë marijuanë. Në realizimin e operacionit kanë ndihmuar forcat ajrore dhe ato detare të Italisë, që kanë çuar në sekuestrimin e gomones së fuqishme.

Skafistët tentuan të mos e humbnin ngarkesën, por në momentet e fundit hodhën një pjesë të saj në det në mënyrë që të shpëtonin, por nuk ia dolën. Në bordin e gomones 10 metra të gjatë u gjetën 21 koli me lëndë narkotike, të cilat përmbanin gati 1.531 kg marijuanë, që nëse do të hidheshin në tregun e zi do të kapnin një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh.

Dy skafistët që drejtonin gomonen me dy motorë super të fuqishëm u ndaluan dhe do të përballen tashmë me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjithçka ishte fryt i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe kombëtare, në operacionin “Themis 2019”, të koordinuar edhe nga agjencia për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, “Frontex”.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një konflikt është shënuar rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën "Lisi" në periferi të Tiranës. Sipas policisë është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe nd...

23:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI