Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Rama tallet me Bashën në Shkodër: Në 17 maj kur u takuam, i thashë vetëm mua mos më kërko se jam i martuar

Lapsi.al 26 April 2019
Rama tallet me Bashën në Shkodër: Në 17 maj kur u takuam, i

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit  “Bashkia që Duam” ka qenë prezent pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, shoqëruar nga deputeti socialiste, Ditmir Bushati.

Mes të tjerash Rama tregoi se çfarë i kërkoi Basha nga marrëveshja e 17 Majit. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

Keni parë deputetë nëpër pemë ju, ishin në sallë, dolën jashtë. Edhe në sallë vinin si në stallë. Me vezë nëpër xhepa, me gurë, miell. Ca të them, me bojë. Keni parë ju të rrinë njerëzit zbathur në parlament se i kërcasin këpucët nëpër mure.

Tani rrinë aty tek gardhi dhe qahen si i hedhim gaz. Po ça ti bëjmë. Ti hedhim gaz ti bëjëm për të qesh. Tani ai gaz për atë punë është, të qash. Të vijë puna që të lyhen shtyllat me graso që të mos hipi opozita, unë nuk e di.

Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite më parë mu fut në çadër Luli. E kisha poshtë penxheres ke puna. Më këndonte himnin. Mblidhte turistët nga Shkodra e kudo, i mbante fjalim. Dhe historia ishte nuk futemi në zgjedhje, si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm, sepse u dorëzuan të gjithë, vetëm unë nuk u dorëzova duke iu lut Lulit. Ça kam heq duke iu Lulit nuk i jam lut të gjithë njerzëve bashkë në gjithë jetën time dhe në fund mori ça deshi.

Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, OSHEE, Burgje, ALUIZNI, Hipoteka, Zv.kryeministern, unë po iki nga zyra. Dhe unë nuk shkova në zyrë asnjë ditë, nuk rrija dot, dola në mitingje. Merre dhe KQZ, ke shumicën, edhe kryetarin merre. Ça do tjetër Lul merre, aman vetëm mua mos më kërko se jam i martuar, i thashë. 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI