Policia e Shkodrës ka arrestuar disa persona, pak para takimit të kryeministrit Edi Rama.
Mes te arrestuarve është edhe invalidi Gjergj Çuni.
Mësohet se vizita e Ramës në Shkodër është bërë nën masa të rrepta sigurie, madje janë bllokuar edhe të gjitha akset lidhëse me qendrën.
Vizita e sotme e kryeministrit Rama në veri është shoqëruar me inicente, pasi PD i bllokoi rrugën në Bahçallëk.
I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe.
Por megjithë këtë mobilizim, demokratët nuk ja dolën të ndalojnë hyrjen e Ramës në Shkoder, që e bëri përmes itinerarit Kryqëzimi i Bushatit – Mjedë – Unaza lindore e Shkodres dhe më pas aksi nacional për në Han të Hotit.