Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Detaje të tjera nga grabitja në Rinas, banda e Admir Muratajt përdori aparat për bllokimin e valëve

Lapsi.al 26 April 2019
Detaje të tjera nga grabitja në Rinas, banda e Admir Muratajt

Prokuroria ka bërë publike sot dinamikën e grabitjes së Rinasit. Në të thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve, ndjekja ka vijuar dhe rrugës u gjet një trup i pajetë, i cili i përket Admir Muratajt. Gjatë kqyrjes atij iu gjet një grantë dore, dy granta tymuese, një pistoletë, gërshërë dhe aparat për bllokimin e valëve.

Më tej thuhet se u gjet një gjurmë e cila thuhet se është e Bengasit, i cili ndodhet aktualisht nën arrest. Ai ka pranuar para hetuesve se e njehe Klement Çalën sepse e ka kushëri.

Dëshmitari Bengasi ka treguar se para 5 muajsh kushëriri i tij, Eldi Çala, i kishte thënë që të shkonte në Fushë Krujë për të marrë një furgon, por ai nuk kishte shkuar për arsye shëndetësore.

Nga përgjimet ambientale, dëgjohet se babai i Klementit e persona të tjerë i thonë se çfarë ka policia me të, e të kontrollojë nëse policia i ka dhënë përgjues, ndërsa Klementi rezulton t’i ketë thënë se do të dëgjojë një tronditje të madhe.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI