Flash

Rama kërkon pushtet absolut: Zgjedhjet nuk shtyhen, do t'i marrim të gjitha Bashkitë

Lapsi.al 27 April 2019
Rama kërkon pushtet absolut: Zgjedhjet nuk shtyhen, do t'i marrim

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ambicien për një pushtet absolut sot në Elbasan, duke thënë se PS do të marrë të gjitha Bashkitë. Sipas tij, nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, por ato do të realizohen në datën e paracaktuar, më 30 qershor.

“Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë, që mendojnë se do gjendet një zgjidhje e do shtyhen zgjedhjet. Me 30 qershor këtu në Elbasan do bëhet një festë e madhe e të gjithë do t’i japin dorën Gledit, që të vazhdojë në atë rrugë, e të jeni të bindur se do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme edhe më shumë, nga ç’është bërë.

Ajaxi mund të dali kampion Europe, po kampion këtu ka qenë e do të mbetet PS. Ajaxi mund ta marrë kupën, e mund ta meritojë se luan bukur, ndërsa bashkitë e Shqipërisë do i marrë PS, më 30 qershor nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korçë, e me radhë, PO! Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora ..

Merre makinën nisu rrugës ke edhe Prrenjasin edhe Librazhdin, zgjidh e merr. Ke edhe Cërrikun edhe Belshin. Është bërë Belshi, që nisen njerëzit nga Tirana për fundjavë në Belsh, kush e mendon këtë. Ishte gropa e thellë sa të binte Braçja është e sigurtë që nuk e gjente dot kush. Kush mendonte do shkonte te liqeni i Belshit për kafe, liqeni nuk dukej, nga pelhrat e ferrat. Dhe kështu në të gjithë Shqipërinë. Nuk e zgjodhëm ne këtë gjë, vendosën ata.” -u shpreh Rama.

 

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një konflikt është shënuar rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën "Lisi" në periferi të Tiranës. Sipas policisë është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe nd...

23:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI