Flash

Hahn: Shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë mund të ketë pasoja dramatike

Lapsi.al 27 April 2019
Hahn: Shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë mund

Komisioneri europian, Johanes Hahn shprehet i bindur se në fund të muajit Maj Komisioni Europian do të paraqesë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sipas kritereve të miratuara njëzëri nga shtetet anëtare, në një intervistë të dhënë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).

“Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë në raport me kriteret e pranuara nga shtetet anëtare. Reforma gjithëpërfshirëse në Drejtësi është ekzemplare. Për më tepër, pritshmëritë legjitime të shqiptarëve duhet të vlerësohen nga shtetet e BE-së. Megjithatë, për shembull, përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, në sektorë që shqetësojnë veçanërisht shtetet anëtare, duhet të rriten”, vazhdoi Hahn i pyetur nëse Shqipëria do të marrë sërish rekomandim pozitiv.

“Nëse BE-ja nuk eksporton vazhdimisht stabilitet tek fqinjët tanë të afërt, atëherë do të importojë destabilitet”, tha komisionari europian i pyetur nëse shtetet e BE-së do të respektojnë rekomandimin e Komisionit.

Për sa i përket pasojave në rast se rekomandimi pozitiv i Komisionit nuk do të miratohet, Hahn deklaroi se “bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së. Vetë shtetet anëtare vendosën qershorin si afatin për të vendosur hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Shtyrja dhe mosnjohja e progresit objektiv të bërë nga vendet kandidate do të ketë pasoja dramatike për këto vende dhe rajonin në tërësi”, theksoi ai./ATA

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një konflikt është shënuar rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën "Lisi" në periferi të Tiranës. Sipas policisë është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe nd...

23:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI