Flash

Çorovodë/ Arrestohen 2 persona për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje

Lapsi.al 27 April 2019
Çorovodë/ Arrestohen 2 persona për shpërndarje droge dhe

Policia ka arrestuar ne flagrancë në Çorovodë dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë e mundur që në një lokal, në Çorovodë të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit:

P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”.

https://www.youtube.com/watch?v=i2brwv8dNWc

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një konflikt është shënuar rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën "Lisi" në periferi të Tiranës. Sipas policisë është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe nd...

23:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI