Flash

Maltë/ Kapen 144 kg kokainë, një pjesë kishte destinacion Shqipërinë

Lapsi.al 22 April 2019
Maltë/ Kapen 144 kg kokainë, një pjesë kishte destinacion

Autoritetet doganore në Maltë kanë bllokuar 144 kg kokainë të shtunën, sasi kjo e cila dyshohet se kishte si destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi. Lënda narkotike ishte fshehur në 3 kontenierë në ‘FreePort’, ndërsa vlera e saj përllogaritet në 15.7 milionë euro.

Sipas medias “Malta Today”, dy kontenierët e parë nga Amerika e Jugut po kalonin nëpër Maltë në rrugën e tyre drejt portit të Durrësit në Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë secili, me peshë 48 kg dhe një vlerë monetare prej 5.4 milionë euro.

Gjithashtu theksohet se zyrtarët e Doganave gjetën edhe 80 pako kokainë me peshë 96 kg, me një vlerë prej 10.8 milionë euro me destinacion Malin e Zi.

“Droga ishte ndarë në 120 pako, me peshë totale 144 kg. Ajo u zbulua brenda njësisë së kompresorit të ftohësit në të tre kontenierët-thanë autoritetet.

Gjatë këtij viti janë bllokuar nga autoritetet doganore mbi 750 kg kokainë me vlerë totale 83.9 milionë euro.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagosen 7 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur. Në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ m...

21:43

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI