Flash

Zgjedhjet në Maqedoninë Veriut, gara për Presidentin në balotazh

Lapsi.al 22 April 2019
Zgjedhjet në Maqedoninë Veriut, gara për Presidentin në

Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së do të përballen në balotazh më 5 maj, pas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut.

Kur janë numëruar mbi 99 për qind të votave, Stevo Pendarovski, prinë me 42.84 për qind, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 42.24 për qind të votave.

Blerim Reka i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Lëvizja Besa, ka fituar 10.57 për qind të votave. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje morën pjesë 41.9 për qind e votuesve të regjistruar.

Rezultati i ngushtë i dy kandidatëve që do të përballen në raundin e dytë është pasqyrim i dallimeve të thella rreth marrëveshjes që qeveria e kryeministrit Zoran Zaev arriti me Greqinë për emrin e Maqedonisë së Veriut, një marrëveshje që u kundërshtua nga VMRO-DPMNE.

“Jam i bindur se në raundin e dytë do të kemi një president evropian për shtetin tone”, tha kryeministri Zaev të dielën mbrëma.

“Ne fituam”, tha Hristijan Mickoski, udhëheqës i VMRO-DPMNE-së në opozitë që mbështeti zonjë Siljanovska-Davkova.

Procesi u vëzhgua nga rreth 3 mijë e 100 pjesëtarë të organizatave vendase dhe 419 vëzhgues të huaj, prej tyre më së shumti nga OSBE-ODIHR, ndërkohë që Ambasada amerikane pati 42 vëzhgues.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagosen 7 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur. Në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ m...

21:43

Tiranë/ 26-vjeçari plagoset me armë zjarri

Një 26-vjeçar është plagosur në Mëzez pak minuta më parë. Ai është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Pas plagosjes, i riu ka shkuar menjëherë në spital për të...

19:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI