4 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen në Rinas janë arrestuar nga policia.
Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.
Ndërkohë dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që policia të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.