Flash

Vendimi për t'i hequr vizat Shqipërisë/ A u motivua kuvendi holandez nga ekstremistët?

Lapsi.al 21 April 2019
Vendimi për t'i hequr vizat Shqipërisë/ A u motivua kuvendi

Aludimet se votimi në parlamentin holandez për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë është motivuar nga partia ekstremiste e Geert Wilders nuk janë të vërteta.

Mocioni në parlament është bërë nga 4 partitë kryesore të Holandës, Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët, ku tre prej këtyre partive janë pjesë e koalicionit qeverisës. Sqarimin e bën gazetari holandezo-shqiptar Vincent Triest nëpërmjet një postimi në Facebook.

Triest shton se një tjetër provë që mocioni nuk është i motivuar nga ekstremizmi është se po atë ditë u hodh në votim edhe nëse do t'i bllokohej Kosovës liberalizimi i vizave.

Kur për Shqipërinë votuan pro 105 deputetë nga 150 që ka parlamenti, për Kosovën votuan pro vetëm 48.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Aksident në Fier-Levan, dy të plagosur

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “çesma e Levanit”. Raportohet se nga aksidenti të l...

15:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI