Flash

Ditmir Bushati kritikon sërish Ramën: Po bëhet gabim fatal me vendimin e Holandës për vizat

Lapsi.al 22 April 2019
Ditmir Bushati kritikon sërish Ramën: Po bëhet gabim fatal me

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, është bërë sërish “delja e zezë” në radhët e Partisë Socialiste, duke kritikuar kësaj radhe qëndrimin e mazhorancës lidhur me vendimin e Parlamentit të Holandës, i cili votoi me një shumicë prej 105 votash rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Bushati e ka konsideruar gabim fatal etiketimin e Holandës si një vend racist ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, teksa bën thirrje për të reflektuar mbi mesazhin që vjen prej vendimit të legjislativit holandez. "Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.”- shkruan ish-kreu i diplomacisë shqiptare në një postim në llogarinë e tij personale në "Facebook".

Sipas Bushatit, probabiliteti për pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve është thuajse zero, por pavarësisht kësaj, ai ka kërkuar që mazhoranca të mos e neglizhojë vendimin që Kuvendi i Holandës pritet t’ia komunikojë në rrugë zyrtare Komisionit Evropian. “Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të Komisionit Europian... Të drejtën tonë duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë me vendosmëri përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke shtuar angazhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me organet e specializuara, me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare të BE-së. Sepse në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që jemi ne që po trokasim në dyert gjithnjë e më vështirë të penetrueshme të BE-së dhe jo e kundërta.”- sugjeron ish-ministri.

Më herët, në seancën parlamentare të së enjtes, kryeministri Edi Rama e komentoi vendimin e organit ligjvënës të Holandës, si një politikë të motivuar nga qëllime të brendshme elektorale.  “Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre.”- ka reaguar kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në Parlament.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI