Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e viktimës së sherrit të fundit

Lapsi.al 19 March 2019
Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e viktimës së

Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatit të tij në Tiranë, Policia ka marrë në pyetje të gjithë ata persona që kanë konflikte me viktimën.

Ndër ta të dyshuar kryesorë që janë pyetur, janë familjarët e Agim Arapit, pronarit të një picerie në Durrës, 60 vjeç, që u vdiq i rrahur për vdekje nga Kurti dhe nga dy vëllezër me mbiemrin Ekonomi, po ashtu familjarë të Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti i shpëtoi dënimit me burg, sepse për vdekjen e Arapit u akuzuan dy vëllezërit Ekonomi, po njesoj si i shpëtoi drejtësisë edhe në vdekjen e babait të tij me thikë, gjatë një sherri në familjen e tyre vite më parë, në 2016. Vrasjen e mori përsipër daja i Kurtit, që kishte ardhur në shtëpi të mbronte të motrën dhe djalin e saj nga i shoqi i dhunshëm.

Lidhur me viktimën e dytë, ku përsëri protagonist në sherr ishte Jurgen Kurti, bashkëshortja e Agimit Arapit deklaroi pas vrasjes se molla e sherrit që çoi në vdekjen e të shoqit ishte Jurgen Kurti. Ajo tregoi se i shoqi i kërkoi Kurtit, qeranë e tubit të aspirimit dhe ishte pikërisht ai që acaroi situatën.

Por, më pas, dy vëllezërit Ekonomi kishin shkuar ën dyqanin e tyre, kishin mbyllur qepenin dhe e kishin masakruar Agimin, ka rrëfyer atëhërë ajo.Gjithçka ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, ku Kurti, viktima e sotme, dukej që i thyente hundën me sende të forta Arapit.

Vjollca Arapi i kishte bërë thirrje drejtësisë për burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin u shpreh se ishte përgjegjës. Pas asaj vrasjeje, Jurgen Kurti u shoqërua nga Policia por sërish më pas u la i lirë dhe u arrestuan dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim Ekonomi dhe Konstandin Ekonomi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI