26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua rreth orës 22.20 të së hënës në kryeqytet në rrugën “Zef Jubani” pranë shtëpisë së tij. Kurti, sapo kishte dalë nga një palestër në këtë zonë dhe po kthehej në këmbë në banesë. Ai u qëllua me pistoletë nga një makinë tip Benz E-Class, i zi, në lëvizje.
Plumbat i kanë marrë menjëherë jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët. Fotoja më sipër është dërguar në adresën e lapsi.al menjëherë pas vrasjes, por po e publikojmë të retushuar për shkak se imazhet janë të rënda. ©LAPSI.al
