Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Plas sherri LIVE: Idrizi – deputetit të PS: Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganë

Lapsi.al 18 March 2019
Plas sherri LIVE: Idrizi – deputetit të PS: Të kam pushuar nga

Qëndrimet e ndryshme për situatën politike kanë nxitur një debat të ashpër deri në fyerje personale mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit të PS-së, Alket Hyseni, të cilët ishin të lidhur LIVE në emisionin “Open” në TCH. Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.

Por ajo çfarë e ndezi debatin ishin fjalët deputetit Alket Hyseni, i cili tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ka humbur kahun e duhur të historisë”.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin shkëndijat e para. Në një ndërhyrje tjetër Idrizi iu dejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kapshticës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty” – tha Idrizi.

“Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet... Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner” – iu përgjigj deputeti i PS. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI