Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka humbur një gjyq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me autorit e librit “Armët dhe çunat” të Guy Lawson. Lapsi.al i bëri një raportim këtë të hënë për këtë çështje që riktheu edhe një herë historinë tragjike të Gërdecit.
Në shkrimin e Lapsi.al (lexo më poshtë) thuhej se ky proces nisi pas padisë së bërë në 2017-ën nga Berisha në një gjykatë të Floridas. Ai e akuzonte autorin e librit për cenim të imazhit duke i kërkuar si dëmshpërblim 60 milionë dollarë. Gjykata e rrëzoi kërkesën me argumentin se Berisha, si person publik, si bir politikani të lartë, ka një lloj mbrojtjeje më vulnerabël, sesa një qytetar i zakonshëm.
LEXO EDHE:
E vërteta e procesit të Shkëlzen Berishës në Florida
Gjykata përmendi ashtu edhe faktet se media vendase dhe ndërkombëtare e kishin përdorur emrin e tij publikisht, prandaj për këtë, nuk mund të fajësohej autori Guy Lawson dhe botuesi i tij. Sipas shkrimit të lapsi.al ky vendim sa nuk provon se i biri i kryeministrit ishte i përfshirë në katastrofën e Gërdecit dhe as nuk e shfajëson atë, por djali i ish-kryeministrit ka një tjetër qëndrim. Në një reagim për shkrimin e lapsi.al ai rendit një sërë sqarimesh.
Më poshtë i plotë reagimi i Shkëlzen Berishës:
I nderuar “Lapes”
Sot ne faqen tuaj online eshte publikuar nje shkrim I shkurter per debatin qe po zhvillohet ne lidhje me procesin e pa perfunduar ligjor qe une kam ngritur ne SHBA ndaj z. Laëson dhe shtepise se tij botuese si dhe burimeve te tij, Podrizki Packaouz dhe Diveroli.
Ky shkrim si shume te tjere bart brenda te verteta dhe te paverteta, interpretime te sakta dhe te pasakta te cilat pavaresisht qellimit te “Lapsit” ne respektin tuaj dhe te publikut me duhet t’I sqaroj, ndaj dhe kerkoj publikimin e pergjigjes sime ne faqen tuaj online per sa vijon:
1- Ju thoni se nje nga aresyet perse gjykata nuk lejoi qe z.Laëson te dilte para jurise ishte se akuzat qe pasqyroheshin ne librin e tij ishin hedhur dhe me pare nga media te tjera nderkombetare dhe lokale. Kjo eshte vertet nje nga aresyet, por me pas ju shtoni se pretendimi im se kam dale me I paster nga ky proces perben nje genjeshter.
Keto dy konstatime jane kontradiktore me njeri tjetrin sepse 100% e mediave nderkombetare dhe lokale qe kane shkruar per trafikun e fishekeve dhe AEY I jane referuar drejt per drejt ose indirekt fjaleve dhe trillimeve te Efraim Diverolit per kete ceshtje.
Deklarimi nen betim I z.Diveroli se ai ka genjyer dhe trilluar per interesa personale, takimin tim me te, si dhe per cfaredo lloj implikim timin ne aktivitetin e kompanise se tij, rrezon vertetesine e te gjithe artikujve te larpermendur dhe lukunise se shpifjeve qe kane shoqeruar ato prej 10 vjetesh.
Ky eshte nje lehtesim dhe fitore per mua, gjithashtu nje deshtim per makinerine politike te shpifjes qe I ka perdorur keto akuza si ingredient paresor per llumin e hedhur ndaj meje per plot 10 vjet.
2- Duhet t’ju kujtoj se pergjegjesia ne ceshtjen e Gerdecit, ashtu si ne cdo veper penale, nuk eshte kolektive por individuale, e bazuar ne prova dhe fakte. Telefonatat apo takimet, qe nuk kane pasur lidhje me kete ceshje, nuk perbejne as prove e as akuze per sa kohe nuk zbardhet permbajtja e tyre. Per kete tragjedi ka pasur nje hetim dhe proces gjyqesor shume te gjate me qindra persona te pyetur ne mijera faqe deponime dhe ne asnjeren prej tyre, nuk eshte dhene asnje prove apo deshmi e vetme, qe te lidhe personin tim me ceshtjen ne fjale.
Flm
Shkelzen Berisha