Veç reagimeve politike të Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës, për hedhjen në erë me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës. Zv.ministrat e dy dikastereve kanë dalë bashkë me një deklaratë.
“Shpresojmë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën, edhe pse, gjuha që nxit dhunën provokon pasoja të tilla”, tha zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke shtuar se kjo vepër penale dënohet me 15 vjet burg.
Ndërsa zv.ministri i Transportit dhe Energjitikës, Ilir Bejtja, e konsideroi këtë ngjarje si ‘akt terrorist’. Deri më tani policia nuk ka arritur t’i zbulojë autorët e ngjarjes.
©LAPSI.al