Flash

OSBE e shqetësuar për zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë të dorëzojnë emrat e komisionerëve në KZAZ

Lapsi.al 18 March 2019
OSBE e shqetësuar për zgjedhjet lokale në Shqipëri:

Prezenca e OSBE-së iu është bashkuar thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, OSBE shprehu shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,"-shkruhet në postim.

Të këshilluara

Zjarr i madh tek Piramida në Tiranë

Vetëm pak momente më parë shtëllunga të zeza tymi janë ngritur në qiellin në Tiranë. Zjarri duket se është pranë Piramidës në qendër të kryeqytetit. Ende nuk...

15:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI